vendës

VENDËS m.

  • 1. Banor i një vendi, që ka lindur e është rritur aty, banor që bën pjesë në një familje, e cila nuk ka ardhur nga një vend tjetër; secili ndër banorët më të parë a më të vjetër të një vendi, që kanë jetuar aty brez pas brezi; anas, rrënjës; kund. ardhës. Vendësit dhe të ardhurit. Trojet e vendësve. Gjuha e vendësve. Zakonet e vendësve. Jemi vendës.
  • 2. Ai që jeton e punon prej kohësh në një vend, banor i një fshati, i një qyteti, i një krahine a i një shteti të caktuar. Vendësit shtruan një darkë. Fituan vendësit.

VENDËS mb.

  • 1. Që ka lindur e është rritur në një vend të caktuar dhe nuk ka ardhur nga një vend tjetër, që ka jetuar brez pas brezi në një vend të caktuar; që është krijuar në një vend të caktuar; i vendit; kund. i ardhur. Banor vendës. Popullsia vendëse. Mësuese (mjeke) vendëse. Zakone (valle) vendëse.
  • 2. Që jeton e punon prej kohësh në një vend të caktuar; që ka të bëjë me një vend të caktuar; që i përket këtij vendi, i vendit. Futbollistët (artistët) vendës. Autor vendës.
This article is issued from Wiktionary. The text is licensed under Creative Commons - Attribution - Sharealike. Additional terms may apply for the media files.