udhëtim

UDHËTIM m.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljes UDHËTOJ. Udhëtim i këndshëm (i mërzitshëm). Udhëtim ajror (detar). Udhëtim kozmik (ndërplanetar). Udhëtim i rregullt. Udhëtim. pune. Udhëtim këmbë më këmbë. Udhëtim me tren (me autobus, me karrocë, me kalë). Udhëtim nëpër botë. Udhëtim pa ndalesa. Udhëtim pa ngarkesë. Biletë udhëtimi. Shpenzime udhëtimi. Fleta e udhëtimit. Në udhëtim e sipër. E ndërpreu (e shtyri, e vijoi) udhëtimin. Përpara (pas) udhëtimit.
  • 2. Rruga për të shkuar në një vend të largët; rruga për të shkuar e për t'u kthyer nga një vend; koha që duhet për ta përshkruar këtë rrugë më këmbë ose me një mjet. Udhëtim i gjatë. Udhëtim vajtje-ardhje. Shënime (përshtypje) udhëtimi. Tri ditë udhëtim. Gjatë udhëtimit. Bëri një udhëtim.
  • 3. fig. Depërtim me anë të studimit a të imagjinatës në të kaluarën, në të ardhmen ose në një botë joreale. Udhëtim në kohën e lashtë (në mesjetë). Udhëtim në histori. Udhëtim nëpër shekuj. Udhëtim në të ardhmen. Udhëtim në botën e përrallave (e çudirave).
  • Udhëtimi i fundit libr. vdekja dhe varrimi. Viti në udhëtim libr. viti në vazhdim, viti në të cilinën jetojmë.
This article is issued from Wiktionary. The text is licensed under Creative Commons - Attribution - Sharealike. Additional terms may apply for the media files.