sintetik

SINTETIK mb.

  • 1. Që përdor metodën e sintezës a që mbështetet në sintezën; që arrihet me anë të sintezës; kund. analitik. Metodë sintetike. Kontabilitet sintetik. fin.
  • 2. Që bëhet a paraqitet në mënyrë të përmbledhur, pa u zgjatur; që ka karakter përgjithësues, që rrok anët më të rëndësishme e më të përgjithshme. Trajtim sintetik. Vepër sintetike. Në mënyrë sintetike.
  • 3. Që është prodhuar në mënyrë artificiale me anë të sintezës kimike; kund. natyror. Lëndë sintetike. Fije sintetike. Kauçuk sintetik.
  • 4. gjuh. Që i shpreh marrëdhëniet ndërmjet gjymtyrëve në fjali me anë të ndryshimeve të trajtave të vetë fjalëve; që shprehet me një fjalë të vetme (për trajtat); kund. analitik. Gjuhë sintetike. Rasat sintetike. Trajtat sintetike të foljes. Me ndërtim sintetik.
This article is issued from Wiktionary. The text is licensed under Creative Commons - Attribution - Sharealike. Additional terms may apply for the media files.