shtet

Shqip

Emër

shtet m.

  1. Organizatë politike e klasës sunduese të një vendi, e cila ka për qëllim të mbrojë interesat e kësaj klase dhe rendin ekzistues, nga klasat e forcat kundërshtare brenda vendit dhe nga armiqtë e jashtëm. Shtet socialist. Shtet borgjez (kapitalist, feudal, feudalo-borgjez, skllavopronar). Shtet i klasës punëtore. Shteti i diktaturës së proletariatit. Kryetari i shtetit. Burrë shteti. Banka e shtetit. Pasuri e shtetit. Dyqanet e shtetit. Plani i shtetit. Shuarja e shtetit.
  2. Vendi që ka një organizatë të tillë. Shteti shqiptar. Shtet i lirë (i pavarur, i fuqishëm). Shtet federativ. Shtet asnjanës (ndërluftues). Shtet policor (fashist). Shtetet e mëdha (të vogla). Shtetet e Ballkanit. Flamuri i shtetit.
  3. Njësi territoriale-administrative me vetëqeverisje të brendshme në disa vende borgjeze me organizim federativ. Shteti Nevada (në SHBA). Shteti Kerala (në Indi).
  4. vjet. Gjendje. Shtet rrethimi. Shtet lufte.
  • Grusht shteti shih te GRUSHT,~I. Kundërgrusht shteti shih te KUNDËRGRUSHT,~I. Provimet e shtetit provimet përfundimtare që jepen në mbarim të një shkolle të lartë për të marrë diplomën përkatëse

Në gjuhët tjera

This article is issued from Wiktionary. The text is licensed under Creative Commons - Attribution - Sharealike. Additional terms may apply for the media files.