shalqi

SHALQI m. bot.

  • Bimë njëvjeçare me kërcell të gjatë e të shtrirë përtokë, me gjethe si pëllëmbë, që bën kokrra të mëdha, të rrumbullakëta ose vezake; kokrra e kësaj bime me lëkurë të trashë, të gjelbër ose laramane, e me tul të kuq, të lëngshëm e të ëmbël, i cili hahet. Shalqi farëvogël (farëmadh). Shalqi laraman. Shalqi vendi. Zemra e shalqirit. Thelë shalqiri. Fara shalqiri.
  • Nuk mbahen dy shalqinj (dy kunguj) nën një sqetull (në një dorë) fj. u. shih te KUNGULL,~I. Të ha shalqirin e të rreh me lëkura është mosmirënjohës, ha bukën dhe përmbys kupën.
This article is issued from Wiktionary. The text is licensed under Creative Commons - Attribution - Sharealike. Additional terms may apply for the media files.