robëroj

ROBËROJ kal.

  • 1. I heq lirinë dhe pavarësinë dikujt me dhunë, e vë nën zgjedhë. Robëruan popullin. Robëruan vendin.
  • 2. fig. E vë plotësisht nën pushtetin tim, e bëj t'u bindet dëshirave të mia, e bëj për vete. I robëroi zemrën (vullnetin). Kjo këngë të robëron.
  • 3. jokal. bised. Punoj shumë si rob, robtohem. Robëronin për një copë bukë. Punonte e robëronte.
This article is issued from Wiktionary. The text is licensed under Creative Commons - Attribution - Sharealike. Additional terms may apply for the media files.