resht

RESHT kal.

  • 1. Mbaj larg, nuk e lë të afrohet, largoj; përzë; i jap një drejtim, e grah nga një anë; e vë përpara. Resht qentë (pulat). Resht kalin (bagëtinë). I reshti burrat përpara.
  • 2. E rrethoj për ta mbrojtur; ruaj, mbroj. Resht livadhin (arën, pyllin).
  • 3. E bëj të qetësohet; e pushoj, e ndal. Resht fëmijën. Resht qenin. I reshti gjakun. E reshti sherrin (grindjen).
  • 4. jokal. I bie forca ose vrulli pak nga pak, qetësohet, pushon; pushoj së bëri diçka. Reshti shiu (era, dallga). Reshti zhurma (kënga, dasma, pushka). Reshti fëmija. Reshti së punuari (së foluri, së kërkuari). Nuk reshti gjithë ditën.
This article is issued from Wiktionary. The text is licensed under Creative Commons - Attribution - Sharealike. Additional terms may apply for the media files.