reliev

RELIEV m.

  • 1. gjeogr. Tërësia e të ngriturave dhe e të ulurave në sipërfaqen e tokës, pamja e sipërfaqes së tokës me male, kodra dhe me ultësira e lugina; paraqitja e zvogëluar e sipërfaqes së tokës me të ngriturat dhe të ulurat. Reliev malor. Reliev i thyer (i ngritur, i lartë). Reliev akullnajor. Relievi i Tokës. Relievi i Shqipërisë. Harta e relievit.
  • 2. Gdhendje në dru, në gur ose në metal në mënyrë që të spikatë mbi sipërfaqe një figurë; vepër skulpture e gdhendur mbi një sipërfaqe. Relievi i medaljes. Relievet e ndërtesës. Gdhend (vizatoj) në reliev. Zbukuroj me reliev.
  • Del në reliev libr. bëhet më i dukshëm, spikat; bie në sy. Nxjerr (vë) në reliev libr. bëj që të spikatë, bëj që të bjerë menjëherë në sy, nxjerr në pah, vë në dukje.
This article is issued from Wiktionary. The text is licensed under Creative Commons - Attribution - Sharealike. Additional terms may apply for the media files.