rekord

REKORD m.

  • 1. sport. Treguesi më i lartë që arrihet në një lloj gare sportive dhe që i kapërcen gjithë të mëparshmit. Rekord i ri (i mëparshëm). Rekord kombëtar (botëror, olimpik). Rekord zyrtar. Rekord absolut. Rekordi i atletikës (i notit, i shpejtësisë...). Mbajtës i rekordit. Vendos (thyej, ngre, përmirësoj) rekordin. Thyej të gjitha rekordet.
  • 2. Arritja më e lartë në prodhimin e diçkaje. Rekordi i prodhimit të grurit (i të korrave). Mban rekordin.
  • 3. përd. mb. Më i madhi ose më i larti që është arritur ndonjëherë në një fushë, shumë i madh, shumë i lartë. Shifër (numër) rekord. Prodhim (të korra) rekord. Rendiment rekord. Shpejtësi rekord. Në një kohë (afat) rekord në një periudhë shumë të shkurtër.
This article is issued from Wiktionary. The text is licensed under Creative Commons - Attribution - Sharealike. Additional terms may apply for the media files.