rehati

REHATI f. bised.

  • 1. Gjendje qetësie, pa shqetësime e pa kokëçarje, prehje; keq. prirja për të jetuar e për të punuar pa shqetësime dhe pa kokëçarje. Rehatia personale. Ndjenja e rehatisë. Prirja për rehati. Prish rehatinë. Shikon rehatinë e vet. Ka rënë në rehati. I ngriti rehatinë dikujt e shqetësoi.
  • 2. Tërësia e kushteve për të jetuar mirë e pa mungesa (zakonisht në jetën familjare). Rehatia familjare (e shtëpisë). Përbuz rehatinë. Jeton në rehati. Është dhënë (ka rënë) pas rehatisë.
This article is issued from Wiktionary. The text is licensed under Creative Commons - Attribution - Sharealike. Additional terms may apply for the media files.