recidiv
RECIDIV m. mjek.
- 1. Rishfaqje a përsëritje e një sëmundjeje pasi jemi shëruar prej saj. Recidivat e sëmundjes (e malaries). Jep recidiva.
- 2. drejt. Përsëritja e një vepre shoqërisht të rrezikshme nga një njeri, që është dënuar më parë me gjyq.
- 3. libr. Rishfaqje e një vetie, tipari a dukurie (zakonisht negative) të së kaluarës; përsëritje e një vesi a huqi, nga i cili dikush kishte hequr dorë. Recidiva të ideologjisë mikroborgjeze. Recidiva të botëkuptimeve patriarkale. Luftojnë kundër recidivave.
- 4. si mb. ~, ~E. Që rishfaqet, që përsëritet edhe një herë, që del përsëri. Vepra recidive.
This article is issued from
Wiktionary.
The text is licensed under Creative
Commons - Attribution - Sharealike.
Additional terms may apply for the media files.