rastis

RASTIS jokal.

  • 1. Gjendem, ndodhem rastësisht në një vend, qëlloj. Rastisa edhe unë aty. Rastisëm të gjithë në shtëpi. Ku të rastisë.
  • 2. vet. veta III edhe pavet. Ngjet në mënyrë të rastit, qëllon papritur; ndodh ngandonjëherë, bie rasti, godit, qëllon. I rastisi një sëmundje e papritur (një vdekje). Rastisi një të shtunë. Më rastis të bisedoj me të. S'më rastis të shkoj. Nuk më ka rastisur ta shoh (ta lexoj). Si të rastisë.
  • 3. edhe kal. bised. Takoj, ndesh rastësisht dikë; gjej rastësisht dikë a diçka, ndesh. E rastisa në rrugë. Rastisi në një djalë të mirë.
  • 4. vet. veta III bised. (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Më gjendet rastësisht, kam rastësisht. Nuk më rastisën para me vete.
This article is issued from Wiktionary. The text is licensed under Creative Commons - Attribution - Sharealike. Additional terms may apply for the media files.