raki

RAKI f.

  • Pije alkoolike, që nxirret nga mushti i rrushit ose i disa pemëve të tjera, duke e zier e duke i ftohur avujt; një sasi e kësaj pijeje sa nxë një gotë e vogël. Raki e fortë (e egër, e butë, e dashur). Raki e shuar (e zbutur, e re). Raki rrushi (kumbulle, mani, dëllinje). Kazani i rakisë. Gotë rakie. Punishte rakie. Bëj raki. Ziej rakinë. Pimë nga një raki. U dehën me raki. E zuri rakia. I nxori (i shtroi, i vuri përpara) rakinë. E la rakinë. I doli rakia i doli pija, u bë esëll.
  • Flet rakia përdoret kur një i dehur flet fjalë të mëdha ose fjalë që nuk do t'i thoshte po të ishte esëll. I hodhi një brez rakisë shih te HEDH. Paguan ujin për raki shih te PAGUAJ. E pi rakinë me opingë shih tek OPINGË,~A.
This article is issued from Wiktionary. The text is licensed under Creative Commons - Attribution - Sharealike. Additional terms may apply for the media files.