plaçkë

1. edhe përmb. Tërësia e sendeve dhe e orendive shtëpiake, pasuri e mall që ka dikush në shtëpi; zakon. rrobat e sendet e tjera vetjake, që merr me vete dikush kur udhëton ose kur largohet nga shtëpia, tesha. Vuri (bëri, mblodhi) shumë plaçkë. Kishte plaçkë të madhe. Plaçkat e shtëpisë. Plaçkat e udhëtimit. Plaçkat e nuses. Një valixhe (një bohçe) me plaçka. Mblodhi plaçkat. Mori pak plaçka me vete. Ngarkoi (solli) plaçkat.

PLAÇKË f.

2. kryes. nj. bised. Copë stofi, cohe etj., që përdoret për të bërë veshje; veshje prej stofi a prej pëlhure. Plaçkë e mirë (e fortë).

3. Çdo send që i rrëmbehet a i merret me dhunë dikujt; armë e sende të tjera që i kapen armikut në luftë; pre. Plaçka e luftës. Bënin plaçkë vidhnin, plaçkitnin, bënin pre. Zunë shumë plaçkë. Ranë në plaçkë. Ndanë plaçkën.

4. fig. bised. mospërf. Njeri; gjë (kur nuk duam t'i themi emrin). Plaçkë e mirë (e keqe).

5. Diçka fare e imët, ashkël e vogël, grimcë, lëmishte etj. I hyri një plaçkë në sy. Ra një plaçkë në gjellë.

6. bised. Çdo lloj bari i keq që del e rritet midis bimëve të mbjella, barishte e keqe; ferra e driza ndërmjet drurëve të pyllit. Paska shumë plaçkë misri. Qëruan plaçkën që të rriteshin lisat.

7. vet. bised. Rropullitë, të përbrendshmet. Plaçkat e barkut.

  • Një gjel plaçka shih te GJEL,~I. Plaçkë tregu keq. diçka që sipas disave mund të shitet e të blihet në çdo kohë, mund të kalojë nga një dorë tek tjetra pa pyetur të zotin. Me plaçkë e me laçkë me të gjitha ç'ka, me çdo gjë, me tesha e me kotesha. I dridheshin plaçkat e barkut shih te BARK,~U. Ishte me plaçka në shkop

a) ishte shumë i varfër, pa shtëpi e katandi;

b) endej sa në një vend në tjetrin. I mblodhi (i ngriti, i ngarkoi) plaçkat iron. u shpërngul dhe shkoi në një vend tjetër; u largua.

This article is issued from Wiktionary. The text is licensed under Creative Commons - Attribution - Sharealike. Additional terms may apply for the media files.