parmendë

PARMENDË f.

  • 1. Vegël bujqësore prej druri, që përbëhet nga përdheci me plor, veshëzat, doraku e shtiza, tërhiqet zakonisht nga një pendë qe dhe përdoret për të lëruar tokën. Parmendë druri. Kau i parmendës. E punonin tokën me parmendë. Vuri (mbrehu) qetë në parmendë.
  • 2. Punimi i tokës me këtë vegël bujqësore, lërim. Parmenda e parë (e dytë, e tretë). Misri i asaj parmende.
  • 3. Pjesa a sasia e tokës sa mund të lërojë një pendë qe në një ditë; lavër. Një parmendë tokë.
This article is issued from Wiktionary. The text is licensed under Creative Commons - Attribution - Sharealike. Additional terms may apply for the media files.