ngjarje

NGJARJE f.

  • 1. Diçka e veçantë që ka ndodhur ose që mund të ndodhë në rrjedhën e jetës; dukuri e jetës së shoqërisë ose të njeriut; ndodhi. Ngjarje e gëzuar (e hidhur). Ngjarje e madhe (e rëndësishme, e shënuar). Ngjarjet politike (ndërkombëtare). Ngjarjet e fundit. Ngjarje me rëndësi historike. Zhvillimi i ngjarjeve. Rrjedhja e ngjarjeve. Në dritën e ngjarjeve të fundit. Ngjarjet rrokullisen (rrjedhin) me shpejtësi. Tregon si rrodhën ngjarjet.
  • 2. drejt. Fakt që lidhet me një krim, me një fatkeqësi etj. Ngjarje e jashtëzakonshme. Në vendin e ngjarjes.
This article is issued from Wiktionary. The text is licensed under Creative Commons - Attribution - Sharealike. Additional terms may apply for the media files.