mjerë

MJERË mb.

  • 1. Që rron në varfëri a në mjerim, i gjorë, i shkretë; kund. i lumtur. Plak i mjerë. Familje e mjerë.
  • 2. Që është karakteristik për dikë që rron në varfëri a në mjerim; i varfër; kund. i lumtur. Jetë e mjerë.
  • 3. Që ka mbetur pa njeri dhe që të ngjall mëshirë; fatzi, i shkretë, i gjorë. Njeri i mjerë. Grua e mjerë. E la të mjerë. E mjera ajo! Të mjerët ata!
  • 4. Që ka mbetur shkretë; që ka hequr e ka vuajtur shumë. Vend (fshat) i mjerë.
  • 5. Përd. em. sipas kuptimeve të mbiemrit.


MJERË pj.

  • 1. Përdoret kur shprehim hidhërim të thellë, dhembje a keqardhje të madhe për dikë; kund. lum. Mjerë ata se ç'i gjeti! Mjerë ai djalë që mbeti vetëm!
  • 2. Përdoret kur i kanosemi dikujt që bën një të keqe. Mjerë i ligu! Mjerë ti, po e theve! Mjerë ata, po u zbuluan!
This article is issued from Wiktionary. The text is licensed under Creative Commons - Attribution - Sharealike. Additional terms may apply for the media files.