mbulesë

MBULESË f.

  • 1. Copë pëlhure, mushamaje etj., me të cilën mbulojmë diçka që duam ta mbrojmë nga ndonjë dëmtim nga lagështia, nga pluhuri etj.; copë pëlhure, zakonisht e qëndisur, që shtrohet mbi tryezë a mbi një orendi tjetër. Mbulesë e hollë (e trashë). Mbulesë e bardhë. Mbulesë e pastër. Mbulesë mushamaje (pëlhure, plastmase). Mbulesa e tryezës. Mbulesa e djepit. Mbulesa e topit (e mitralozit). Mbulesa e shtretërve të ngrohtë. I hodhi (i vuri) një mbulesë.
  • 2. Rrobë e trashë (jorgan, batanije etj), me të cilën mbulohemi kur flemë, mbulojë. Mbulesë e lehtë. Mbulesa të leshta (të pambukta). Shtresat e mbulesat. U fut nën mbulesë.
  • 3. Pjesa e sipërme që mbulon një ndërtesë; çati; faqja e sipërme e çatisë. Mbulesë betoni. Mbulesë xhami. Mbulesa e shtëpisë (e fabrikës, e uzinës). Mbulesë me tjegulla. Pikon mbulesa.
  • 4. Pjesa e sipërme e disa sendeve, që ka sipërfaqe të gjerë; guall a lëkurë e trashë që mbulon e mbron diçka. Mbulesa e kërpudhës. Mbulesa e lules kupa e lules së bashku me kurorën. Mbulesa e kërmillit. Mbulesa e trungut.
  • 5. Letra që mbështjell kapakun e një libri; çdo gjë që mbështjell a mbulon një send dhe shërben për ta ruajtur nga dëmtimet. Mbulesa e librit. I vuri një mbulesë. U gris mbulesa.
  • 6. Shtresë bore, pluhuri etj., që mbulon sipërfaqen e diçkaje; bimësia që mbulon një vend. Mbulesë pyjore (bimore). Mbulesë hiri. Mbulesë resh. Mbulesë bari (bimësh, drurësh).
  • 7. Kapak që mbulon a mbyll diçka. Mbulesë pusi.
  • 8. fin. Sasia e arit ose e valutës që ruhet në një bankë për të mbuluar sasinë e kartëmonedhave të vëna në qarkullim; depozitë, rezervë. Mbulesë ari.
  • 9. tekst. Shulësi me dorakun; gomarëza me gurin për të rënduar, bashkë me furkat (në vegjë).
  • 10. fig. keq. Diçka që shërben për të fshehur fytyrën e vërtetë, për të mbuluar qëllimet e vërteta; maskë. Mbulesë e rreme (demagogjike ). Ia hoqi (ia çorri) mbulesën ia hoqi maskën.
This article is issued from Wiktionary. The text is licensed under Creative Commons - Attribution - Sharealike. Additional terms may apply for the media files.