lyth

LYTH m.

  • 1. mjek. Mish i huaj që del në një pjesë të trupit a në një organ të tij dhe që është përsipër gjemba-gjemba, iriq. I doli një lyth. Djeg (pres, shkul, heq) lythin.
  • 2. Kallo që del në këmbë kur të vret këpuca. I ka këmbët me lytha.
  • 3. Nishan i kuq a i zi në fytyrë ose në trupin e njeriut. Me lyth në faqe (në mjekër, në hundë). Fytyrë me lytha.
  • 4. bot. Xhungë e vogël që del në trungun ose në degët e disa drurëve. Degë me lytha.
  • 5. fig. E metë, cen. E ka një lyth edhe ai.
  • E shkeli në lyth (në kallo) dikë shih te KALLO, ~JA.
This article is issued from Wiktionary. The text is licensed under Creative Commons - Attribution - Sharealike. Additional terms may apply for the media files.