largohem

LARGOHEM vetv.

  • 1. Shkoj larg dikujt a diçkaje, vete më tutje, iki larg; kund. afrohem. U largua nga zjarri. U largua nga bregu. Largohu! usht., sport. komandë për të zmadhuar largësinë midis rreshtave, për t'i bërë ato më të lira.
  • 2. Iki prej dikujt, ndahem prej tij; e lë një vend; kund. kthehem, vij. U larguan nga fshati (nga qyteti). U largua nga familja (nga shtëpia). U largua nga i ati. U largua përkohësisht (përgjithnjë).
  • 3. fig. Shkëputem nga një njeri tjetër e ftohem me të, i pres lidhjet e marrëdhëniet e afërta me të; kund. afrohem. Është larguar nga shokët (nga të afërmit). M'u largua nga zemra.
  • 4. fig. I shmangem dikujt a diçkaje, i bëj bisht. U largohet njerëzve të panjohur. I largohet sherrit (rrezikut). U largohet fjalëve (thashethemeve). Nuk i largohet punës (përgjegjësisë).
  • 5. vet. veta III. Bëhet më i largët, shtyhet në kohë një veprim, një punë a një ngjarje; ikën a kalon një kohë e caktuar; kund. afrohet. U largua ajo ditë. U larguan ato ngjarje. U largua shumë afati.
  • 6. Jam i ndryshëm nga dikush, nuk ngjaj me të; vet. veta III dallohet prej diçkaje tjetër, bëhet e ndryshme prej saj (për sendet, dukuritë etj.); kund. afrohem. Largohen në mendime (nga pikëpamjet, nga shijet). Largohen nga ngjyra. Largohen në disa pika (në disa drejtime).
  • 7. vet. veta III fig. (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). Më del diçka që më mundon, më ikën. Iu largua mërzia (frika). Iu largua dhimbja.
  • 8. Pës. e LARGOJ 1.
This article is issued from Wiktionary. The text is licensed under Creative Commons - Attribution - Sharealike. Additional terms may apply for the media files.