byk

Shqip

Byk m.sh. -

  1. Kashtë e imët dhe e copëtuar, që del nga shirja e nga pastrimi i grurit, i elbit, i orizit, i tërshërës, i thekrës etj. dhe që përdoret si ushqim për kafshët, për shtroje etj. Byk i trashë. Byk gruri (elbi, tërshëre, orizi, liri).
  2. Pluhur i imët që del nga sharra, nga kalbëzimi i drurit etj. Byk sharre. Byk druri.
  3. fig. keq. Njeri a send që nuk ka asnjë vlerë dhe që s’hyn në punë; mbeturinë e padobishme. Kashtë e byk. Është byk.
  4. përd. mb. Që është bërë copë e çikë, që është si pluhur. Copë e byk. E bëj byk e bëj copë-copë, e bëj pluhur.
  • E bëri byk
a) e prishi, e shkatërroi krejt; e zhduku, e përlau;
b) thjeshtligj. e mundi keq dikë, e dërrmoi fare, e bëri hi e pluhur. U bë byk
a) u lodh shumë, u dërrmua, u copëtua;
b) u shkatërrua, u prish krejt;
c) u vra shpirtërisht, u dërrmua. Ndaj bykun (kashtën) nga kokrrat ndaj bykun nga gruri. Ndaj bykun nga gruri ndaj a dalloj të pavlefshmen nga e vlefshmja, veçoj të keqen nga e mira, ndaj shapin nga sheqeri. Byku i Kumbarës astr., krahin. Kashta e Kumtërit.[1]

Etimologjia

Sinonime

Kashtë

Antonime

Fjalë të prejardhura

Në gjuhë tjera

Referencat

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0
This article is issued from Wiktionary. The text is licensed under Creative Commons - Attribution - Sharealike. Additional terms may apply for the media files.