buzëqesh

Shqip

Buzëqesh jokal. -

  1. Vë buzën në gaz, qesh lehtë duke lëvizur pak buzët; nënqesh. Buzëqesh i gëzuar. Buzëqesh lehtë (ëmbël, hidhur). Buzëqesh me pahir (me qesëndi). I buzëqeshin njëri-tjetrit.
  2. vet. veta III fig. Del, shfaqet me një pamje të gëzueshme e të këndshme. Buzëqesh dielli (hëna). Buzëqesh mëngjesi. Buzëqesh deti. Buzëqesh natyra (pranvera).
  3. vet. veta III fig. Më del përpara si diçka e bukur dhe e gëzuar, më afrohet si diçka premtuese, duket sikur do t'ia arrij, më bëhet i mundshëm (për fitoren, suksesin etj.). Nuk i ka buzëqeshur fati nuk i ka ecur në jetë. Na buzëqesh e ardhmja.[1]

Etimologjia

Shqiptimi

Sinonime

Antonime

Fjalë të prejardhura

Në gjuhë tjera

Referencat

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0
This article is issued from Wiktionary. The text is licensed under Creative Commons - Attribution - Sharealike. Additional terms may apply for the media files.