bunacë

Shqip

Bunacë f. -

  1. det. Det fare i qetë para ose pas stuhisë; gjendje qetësie e detit, pa erë e pa lëvizje të ujit; kund. burë. Det me bunacë. Fillon bunaca. Bie deti në bunacë.
  2. Ujë i ndenjur, ujë amull; ligatinë. Bunacë e keqe. Tokë bunacë.
  3. Errësirë e madhe natën ose kur koha është e vrenjtur; errësirë brenda në një pyll shumë të dendur etj. Bunaca e natës. Bunaca e pyllit. Ra bunaca.
  4. fig. Qetësi, kohë pa trazime; amulli. Çaste bunacë.
  5. përd. mb. Shumë i errët, i zi sterrë. Qiell bunacë. Natë bunacë.
  • U bë bunacë
a) iu rrit barku nga barra (për gratë);
b) u fry, u bë kacek nga të ngrënët.[1]

Etimologjia

Shqiptimi

Sinonime

Antonime

Fjalë të prejardhura

Në gjuhë tjera

Referencat

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0
This article is issued from Wiktionary. The text is licensed under Creative Commons - Attribution - Sharealike. Additional terms may apply for the media files.