bujqësor

Shqip

Bujqësor mb. -

  1. Që lidhet me bujqësinë, që ka të bëjë me bujqësinë, i bujqësisë; që merret a prodhohet nga bujqësia; që punon në bujqësi. Punë bujqësore. Bimë (kulturë) bujqësore. Prodhimi bujqësor. Kalendari bujqësor.
  2. Që shërben për punimin e tokës dhe për rritjen e bimëve të dobishme për njeriun, që përdoret për bujqësi. Tokë (sipërfaqe) bujqësore. Vegël (makinë) bujqësore. Kafshë bujqësore.
  3. Që merret kryesisht me bujqësi, që e ka bujqësinë më të zhvilluar se degët e tjera të ekonomisë. Vend bujqësor. Krahinë bujqësore.
  4. Që bën pjesë në format e organizimit shtetëror e kolektiv të bujqësisë. Ndërmarrje (kooperativë) bujqësore.
  5. Që ka të bëjë me shkencën e bujqësisë, që lidhet me njohuritë teorike e praktike për bujqësinë ose që jep këto njohuri. Shkencë bujqësore. Arsim bujqësor. Shkollë bujqësore. Kandidat i shkencave bujqësore.
  6. Që ka të bëjë me tregtimin e paraqitjen e prodhimeve bujqësore. Treg bujqësor. Dyqan bujqësor. Ekspozitë bujqësore.
  7. Që i përket periudhës së mbjelljes, të zhvillimit dhe të mbledhjes së prodhimeve të bujqësisë. Stinë bujqësore. Viti bujqësor.
  • Bankë bujqësore fin. institucion financiar shtetëror në vendin tonë, i cili kryen të gjitha veprimet bankare që kanë të bëjnë me ndërmarrjet e kooperativat bujqësore dhe me SMT-të. Qarkullim bujqësor bujq. shih te qarkullim,~i 3.[1]

Etimologjia

Shqiptimi

Sinonime

Antonime

Fjalë të prejardhura

Në gjuhë tjera

Referencat

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0
This article is issued from Wiktionary. The text is licensed under Creative Commons - Attribution - Sharealike. Additional terms may apply for the media files.