brigadë

Shqip

Emër

brigadë f.sh. -

  1. usht. Njësi ushtarake e organizuar, që përbëhet nga disa regjimente ose nënreparte (batalione, grupe, kompani); njësi e flotës detare ushtarake, që përbëhet nga disa anije lufte të një lloji. Brigadë këmbësorie (artilerie). Brigadë tankiste (xheniere).
  2. hist. Njësi e Ushtrisë Nacionalçlirimtare që përbëhej zakonisht nga katër batalione. Brigada e Parë Sulmuese. Brigadat partizane. Komandanti (komisari) i brigadës. Flamuri (himni) i brigadës.
  3. Njësi e organizuar vullnetarësh, që marrin pjesë në aksione të ndryshme për një kohë të caktuar. Brigadat e rinisë. Brigadë vullnetarësh (aksionistësh). Flamuri i brigadës. Komandanti (komisari) i brigadës.
  4. Grup i organizuar njerëzish, që kryejnë një punë të caktuar në një qendër prodhimi, në një ndërmarrje, në një kooperativë bujqësore etj., njësi bazë e prodhimit; grup i vogël njerëzish i ngarkuar përkohësisht për të kryer një detyrë të veçantë (zakonisht për të ndihmuar, për të kontrolluar etj.). Brigadat e fushës (e arave). Brigada e blegtorisë. Brigada e traktoristëve. Brigadë prodhimi. Brigadë kontrolli. Brigada e shtypit. Anëtarët e brigadës. Në bazë brigade.[1]

Etimologjia

Shqiptimi

Sinonime

Antonime

Fjalë të prejardhura

Në gjuhë tjera

Referencat

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0
This article is issued from Wiktionary. The text is licensed under Creative Commons - Attribution - Sharealike. Additional terms may apply for the media files.