brez

Shqip

Emër

brez m.sh. -

  1. Rrip i gjerë e i gjatë prej leshi, prej pambuku etj., që përdoret në disa krahina për ta ngjeshur në mes, duke e mbështjellë disa herë rreth e rreth; rrip i gjerë prej lëkure, prej metali etj., që ngjishet në mes e shërben për të mbajtur fishekë a armë, për stoli etj. Brez pambuku (mëndafshi, meshini). Brez i argjendtë. Brez burrash (grash). Brezi i martesës. vjet. Brezi i fishekëve (i armëve). Brezi i shpëtimit rrip i gjerë prej gome, që fryhet e ngjishet në mes dhe që shërben për të shpëtuar njeriun nga mbytja në ujë. Brezi i sigurimit rrip që e ngjeshin punëtorët në mes dhe që e lidhin te një mbajtëse e sigurt, kur bëjnë punime në vende të larta, për të mos u rrëzuar. Armët e brezit armë të vogla (si koburja, thika etj.), që mbahen në brez. Ngjesh (shtrëngoj) brezin. Zgjidh brezin.
  2. Rrip i gjatë e i gjerë, zakonisht i leshtë, me të cilin lidhim fëmijën në djep; ndrizë, dizgje. E lidhi (fëmijën) me brez.
  3. shih mes,~I 2,3. Deri në brez. Brezi i duhanit gjethet e duhanit që mblidhen gjatë një vjeljeje, fletët e një dore. Ngjesh në brez. Një brez njeriu i thellë.
  4. Pjesë e diçkaje (e një sipërfaqeje etj.), që ka trajtë të zgjatur e të kufizuar dhe që dallohet nga e tëra; hapësirë në trajtë rripi. Brez pyjor (kodrinor). Brez kufitar. Brez mbrojtës. Brez i bleruar. Brez i kuq (i zi, i bardhë). Brez toke. Brez resh. Brez drite. Një brez me bojë. Brezi i uljes (i ngritjes) së aeroplanëve. Ujitje me brez. Dele me brez.
  5. Dru i gjatë a shtresë betoni, i cili vihet përgjatë murit që ndërtohet me qerpiç, me gurë ose me tulla, për ta lidhur ose për ta forcuar. Brezi i poshtëm (i sipërm). Brez muri. Brez hekuri (betoni). Breza kundër tërmetit. Drurë për breza. Mur me breza.
  6. gjeogr. Pjesë e sipërfaqes së tokës ndërmjet dy paralelesh ose dy meridianësh; zonë e Tokës që kufizohet nga paralele të caktuara dhe që dallohet prej zonave të tjera nga ndryshime të klimës, të bimësisë etj. Brez gjeografik. Brezi i ftohtë (i ngrohtë, i nxehtë, mesatar). Brezi arktik. Brezi tropikal. Brezi i bores.
  7. Tërësia e të lindurve të një gjaku kundrejt të parëve të përbashkët; tërësia e njerëzve, që kanë pak a shumë një moshë, përkundrejt paraardhësve e pasardhësve të tyre; njerëzit e një moshe a me moshë të afërt, që jetojnë në të njëjtën kohë ose që lidhen nga veprimtaria e përbashkët, që kanë qëllime të përbashkëta etj.; brezni. Brezi i parë (i dytë, i tretë). Brezi i ri ( i vjetër). Brezat e kaluar (e ardhshëm). Breza luftëtarësh. Brezat e gjakut. etnogr. pasardhësit nga ana e babait. Brezat e gjinive. etnogr. pasardhësit nga ana e nënës. Brezi i viteve 30 (40...). Brezat e pasluftës. Nga brezi në brez. Brez pas brezi që në kohë të lashta, në mënyrë të vijueshme. Gjatë disa brezave.
  • Me alete në brez shih tek alet,~i. Me kobure në brez shih te kobure,~ja. Me lugë në brez keq. shih te lugë,~a. Me shpatë në brez keq. me të keq e me të egër; gati për të goditur. I hodhi një brez (rakisë) shih te hedh. Erdhi me kulaç pas brezi shih te kulaç,~i. Lëshoi brezin (i pari) shih te lëshoj. I shkeli brezin dikujt shih te shkel. E ka barkun pa brez ha shumë, s'ka kufi në të ngrënë. Vesh (vë) dy breza bëhem burrë, burrërohem, piqem e hyj në rrethin e burrave. Ka ngjeshur dy breza keq. mendon se është bërë burrë, zot i vetes dhe mund të veprojë pa pyetur njeri, nuk kërkon me këshilla e udhëzime nga askush (thuhet kur një djalë i ri arrin moshën e pjekurisë dhe bëhet mendjemadh e nuk i përfill më prindërit a më të moshuarit). Në brez i ka të shtatat vjet. shih te shtatat (të). Ngjitet si pallaska pas brezit shih te pallaskë, ~a. Rri me duar në brez (në ijë, në bel, në mes) shih tek ijë,~a. Brezi i qiellit ylberi. Brezi i sulmit (brezi i kalitjes) usht. vend i pajisur me gardhe, me gropa, me tarabë, me llogore etj., ku zhvillohet stërvitja ushtarake e nxënësve në shkolla, e ushtarëve në reparte etj.[1]

Etimologjia

Shqiptimi

Sinonime

Antonime

Fjalë të prejardhura

Në gjuhë tjera

Referencat

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0
This article is issued from Wiktionary. The text is licensed under Creative Commons - Attribution - Sharealike. Additional terms may apply for the media files.