breshkëz

Shqip

Emër

breshkëz f.sh. -

  1. zool. Zvog. e breshkë, ~a.
  2. zool. Insekt i ngjashëm me morrin, me ngjyra të ndryshme, i mbuluar me një guaskë të hollë, të dylltë e pulla-pulla si guaska e breshkës, që ngjitet zakonisht në gjethe, në degë a nëpër fruta dhe ushqehet me lëngjet e tyre. Breshkëza e butë. Breshkëza dyllore. Breshkëza e bardhë. Breshkëza e kuqe (breshkëza e agrumeve). Breshkëza e zezë. Breshkëza e fikut. Breshkëza e ullirit.
  3. mjek. Sëmundje lëkure, që shfaqet në trup të njeriut a të kafshës si gungë e vogël; sëmundje që shfaqet në fyt në trajtën e një gunge të qelbëzuar; mëllë. I kanë dalë breshkëza.
  4. bot. Gungë që del në trung të ullirit, e cila mund të shkëputet nga trungu e të mbillet si fidan.
  5. Valle popullore dasmash, në të cilën kërcimtari kryesor bën disa lëvizje si të breshkës.[1]

Etimologjia

Shqiptimi

Sinonime

Antonime

Fjalë të prejardhura

Në gjuhë tjera

Referencat

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0
This article is issued from Wiktionary. The text is licensed under Creative Commons - Attribution - Sharealike. Additional terms may apply for the media files.