brazdë

Shqip

Brazdë f.sh. -

  1. Vijë e gjatë, që hapim në arë me plug ose me një vegël tjetër bujqësore, hulli. Brazda e parmendës. Brazdë me shat. Brazda pa kokë hulli pa farë drithi. Ujitje me brazda. Hap (bëj) brazda. Hedh farën në brazdë.
  2. Vijë a thellim pak a shumë i gjatë në sipërfaqen e diçkaje; rrudhë. Brazdat e ballit. Brazda e lundrës në ujë. Brazdat e trurit. Trung me brazda në lëkurë.
  3. fig. Vijë a rrugë, në të cilën ecën ose zhvillohet diçka; gjurma që lë diçka; përshtypje, mbresë e thellë. Brazdë e pashlyeshme. Brazdat e jetës.
  • Ranë në brazdë u morën vesh për diçka, ranë në ujdi, u pajtuan. Erdhi (ra) në brazdë (në hulli) u vu në rrugë të drejtë; nisi të bindet për diçka. E vuri (e futi) në brazdë (në hulli) e vuri në udhë të drejtë, e solli në rrugë të mbarë.[1]

Vjen nga sllavishtja

Shqiptimi

Sinonime

Antonime

Fjalë të prejardhura

Në gjuhë tjera

Referencat

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0
This article is issued from Wiktionary. The text is licensed under Creative Commons - Attribution - Sharealike. Additional terms may apply for the media files.