botim

Shqip

Botim m.sh. -

  1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve botoj, botohet. Botimi i veprave të klasikëve të marksizëm-leninizmit. Sheh dritën e botimit botohet.
  2. Vepër, artikull, studim etj., që është shtypur dhe është vënë në qarkullim, ajo që është botuar. Botime periodike. Botime të ilustruara. Botime shkollore (mësimore). Botime letrare (politike, shkencore, artritike). Botimet e një autori. Botime të Akademisë së Shkencave (të Universitetit). Botime për fëmijë. Ndërmarrja (drejtoria, dega) e botimeve.
  3. Tërësia e kopjeve të një vepre të shtypura njëherësh. Botimi i parë (i dytë). Botim i përmirësuar.
  4. vjet. Shpallje, lajmërim.[1]

Etimologjia

Shqiptimi

Sinonime

Antonime

Fjalë të prejardhura

Në gjuhë tjera

Referencat

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0
This article is issued from Wiktionary. The text is licensed under Creative Commons - Attribution - Sharealike. Additional terms may apply for the media files.