bosht

Shqip

Bosht m.sh. -

  1. Shkop i shkurtër, i holluar në të dy majat, që përdoret për të tjerrë dhe për të mbledhur fillin, duke e rrotulluar me dorë, drugë; pjesë e makinës së tjerrjes, që shërben për të dredhur dhe për të mbledhur fillin; sasia e fillit e mbledhur në një shkop të tillë. Me furkë e me bosht. Dredh boshtin. Mbledh në bosht. Ndërroj boshtet. I dha boshtin
    a) e ngarkoi të tjerrë ( lesh, li etj.);
    b) fig. e vuri të punojë, e vuri në punë.
  2. Pjesë e makinave, e mjeteve dhe e veglave të punës, që ka trajtën e një druri të rrumbullakët dhe që shërben për të bashkuar rrotat ose pjesë të tjera që rrotullohen a që lëvizin. Boshti qendror (kryesor). Boshti i qerres. Boshti i dërstilës (i mullirit). Boshti i çadrës. Makinë me dy boshte.
  3. Pjesë kryesore e një mjeti a e një vegle pune, ku lidhen pjesë të tjera me të vogla; shtizë. Boshti i parmendës.
  4. spec. Drejtëz, që kalon përmes qendrës së simetrisë ose përmes qendrës së rëndesës së një trupi; vija e mesit për së gjati një trupi. Boshti horizontal (pingul). Boshti optik. Boshti i simetrisë. Boshti i rrotullimit. Boshti i tangjenteve. Boshti i rrugës. Boshti i tunelit. Boshti i koordinatave njëra nga drejtëzat që ndërpriten në sistemin e koordinatave.
  5. astr. Vijë e përfytyruar që bashkon dy polet e një trupi qiellor, duke kaluar përmes qendrës së tij. Boshti i Tokës. Boshti i planetit.
  6. Pjesa qendrore, pjesa e mesit e diçkaje për së gjati (kryesisht për bimët dhe për pjesët e tyre). Boshti i misrit (i grurit). Boshti i rrënjës. Boshti i trungut (të drurit).
  7. fig. Drejtimi kryesor i një pune ose i një veprimtarie; vija kryesore ideore e një vepre shkencore, letrare etj.; vija themelore rreth së cilës shtjellohet një veprim, një tok ngjarjesh etj. Boshti ideologjik. Boshti i punës. Boshti i dramës (i romanit). Boshti i ngjarjeve.
  8. fig. Pjesa që mban peshën kryesore, shtylla. Boshti i shoqërisë.
  9. përd. mb. Qendror, kryesor; drejtues. Problem bosht. Fjalë bosht.
  • Del si boshti para furkës shpreh mendimin para se t'i vijë radha, kërcen kur nuk i takon për të folur a për të vepruar. Boshti i kurrizit anat. shih shtylla kurrizore te shtyllë,~a.[1]

Etimologjia

Shqiptimi

Sinonime

Antonime

Fjalë të prejardhura

Në gjuhë tjera

Referencat

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0
This article is issued from Wiktionary. The text is licensed under Creative Commons - Attribution - Sharealike. Additional terms may apply for the media files.