boshllëk

Shqip

Boshllëk m.sh.bised. -

  1. Hapësirë e zbrazët, vend bosh; zbrazëti. Boshllëk i madh. Bie në boshllëk.
  2. Vend i lirë, zbrazëti; mungesa e diçkaje në vendin e duhur; shkëputje, ndërprerje në diçka. Lë boshllëk. Mbush boshllëkun.
  3. fig. Detyrë që nuk është plotësuar, mungesë, e metë. Boshllëqet e kaluara. Boshllëqe në punë. Boshllëqet e nxënësve. Ka boshllëqe.
  4. fig. Gjendje e rëndë shpirtërore, pikëllim i thellë nga një humbje e rëndë e pazëvendësueshme, nga një goditje, nga dëshpërimi etj. Ndiej një boshllëk. Kam një boshllëk të madh në zemër.
  5. fig. Mungesa e idealeve, e synimeve dhe e interesave të shëndosha për jetën, zbrazëti shpirtërore.[1]

Etimologjia

Shqiptimi

Sinonime

Antonime

Fjalë të prejardhura

Në gjuhë tjera

Referencat

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0
This article is issued from Wiktionary. The text is licensed under Creative Commons - Attribution - Sharealike. Additional terms may apply for the media files.