bombardoj

Shqip

Bombardoj kal. -

  1. Gjuaj me bomba nga ajri ose me artileri për ta shkatërruar, e rrah me bomba, hedh bomba. Bombarduan qytetin (fshatin, urën). Bombardoi kolonën armike. E bombardoi me top (me mortaja).
  2. fiz. Godit me rreze atomet a qelizat e një trupi për t`u ndryshuar ndërtimin ose për qëllime të tjera. Bombardoi me rreze.
  3. bised. Gjuaj shumë herë me gurë ose me sende të tjera, e godit dendur me diçka.
  4. fig. bised. E sulmoj me forcë e pareshtur me diçka, pa e lënë të qetë, e godit vazhdimisht në një pikë; i drejtoj a i dërgoj dendur diçka. E bombardoi me pyetje (me fjalë). E bombarduan me letra (me telegrame).[1]

Etimologjia

Shqiptimi

Sinonime

Antonime

Fjalë të prejardhura

Në gjuhë tjera

Referencat

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0
This article is issued from Wiktionary. The text is licensed under Creative Commons - Attribution - Sharealike. Additional terms may apply for the media files.