bombë

Shqip

Bombë f.sh. -

  1. Predhë me madhësi e me forma të ndryshme, e mbushur me lëndë shpërthyese a me lëndë të tjera dëmtuese, që hidhet me dorë ose që lëshohet nga ajri me aeroplan; granatë. Bombë djegëse (ndezëse, zjarrvënëse). Bombë shpërthyese (thërrmuese). Bombë atomike (bërthamore, bakteriologjike, kimike). Bombë dore (aeroplani). Bombë me sahat. Bombë me gaz lotsjellës (me gaz helmues, me napalm, me hidrogjen). Ndezësi i bombës. Doreza e bombës. Shpërthimi i bombës. Sulm me bomba. Hedh (lëshon) bomba. Plasi bomba.
  2. fig. bised. Goditje e rëndë dhe e papritur; diçka që ndodh papritur dhe që bën shumë përshtypje. Lajmi qe një bombë për të.
  • Ra si bombë erdhi papritur, ndodhi befas dhe shkaktoi një goditje të rëndë a një përshtypje të madhe. I plasi bomba në duar i ndodhi papritur një ngjarje e papëlqyer; i doli në shesh diçka e papëlqyer, që përpiqej ta fshihte ose ta

bënte pa u ndier. Bombë vullkanike gjeol. copë lave, që del nga krateri i vullkanit menjëherë pas gazeve dhe që merr trajtën e një lëmshi. Bombë nxehtësimatëse tek.. enë metalike e mbyllur mirë, ku futet për t'u djegur një lëndë djegëse, me qëllim që të matet fuqia e nxehtësisë që jep ajo.[1]

Etimologjia

Shqiptimi

Sinonime

Antonime

Fjalë të prejardhura

Në gjuhë tjera

Referencat

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0
This article is issued from Wiktionary. The text is licensed under Creative Commons - Attribution - Sharealike. Additional terms may apply for the media files.