boks

Shqip

Boks

I m.sport. -

  1. Ndeshje sportive, në të cilën secili prej dy kundërshtarëve përpiqet të mposhtë tjetrin, duke e goditur me grushte të veshura me doreza të posaçme lëkure; sporti i ndeshjes me grushte, sipas disa rregullave të caktuara. Ndeshje boksi. Doreza boksi. Bënë boks.
  2. sh. ~a, ~at bised. Goditje me grusht, grusht; ndeshje me grushte. I dha një boks. U zunë me boksa.


II m.sh. - Lëkurë e fortë, zakonisht prej gjedhi, e regjur mirë dhe pa rrudha, që përdoret për faqe këpucësh, për doreza, për veshje mobiliesh etj. Boks viçi. Çizme (këpucë) boksi.


III m.sh. -

  1. E ndarë e vogël brenda në stallë, e ndërtuar zakonisht me thurje, ku mbahen të vegjlit e sapolindur të kafshëve shtëpiake për t'i veçuar nga nënat a për t'u kujdesur për ta. Boksi i viçave (i qengjave, i gicave). Boksi i zogjve. Bokse për pjellje. Shtie (fut, mbyll) në boks.
  2. Koçek, zakonisht me thurje, ku shtien pambuk, misër etj. Bokset e pambukut (e misrit).[1]

Etimologjia

Shqiptimi

Sinonime

Antonime

Fjalë të prejardhura

Në gjuhë tjera

Referencat

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0
This article is issued from Wiktionary. The text is licensed under Creative Commons - Attribution - Sharealike. Additional terms may apply for the media files.