bobo

Shqip

Bobo pasth. -

  1. Përdoret kur shprehim keqardhje, dhembje ose vuajtje për një fatkeqësi; bubu, oh. Bobo, ç`e gjeti! Bobo, ç`u rrëzua! Bobo, i shkreti ai!
  2. Përdoret kur shprehim habi para një të papriture ose për diçka jo të zakonshme; obobo. Bobo, sa thellë qenka! Bobo, sa shumë male! Bobo, sa e paska kokën!
  3. Përdoret kur shprehim shqetësim për diçka të papëlqyeshme që mund të ndodhë, frikë para një rreziku etj.; obobo, bubu. Bobo, kush i del atij përpara!
  4. Përdoret kur shprehim mërzi ose kur nuk kemi dëshirë për të bërë diçka. Bobo, kush ia hyn asaj pune.[1]

Etimologjia

Shqiptimi

Sinonime

Antonime

Fjalë të prejardhura

Në gjuhë tjera

Referencat

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0
This article is issued from Wiktionary. The text is licensed under Creative Commons - Attribution - Sharealike. Additional terms may apply for the media files.