boçë

Shqip

Boçë f.sh. -

  1. Burbuqe. Boçe trëndafili. Çel boçe. Çel si boçe.
  2. Fryti i disa bimëve (si pambuku, pisha etj.), në trajtë të rrumbullakët ose konike dhe me lëvore të fortë. Boçë pambuku. Boçë pishe. Krimbi i boçës. Lidh (çel) boça.
  3. Lëvozhga e tultë që mbështjell frytin e disa bimëve (si arra, gështenja etj.); shark. Boça e gështenjës (e arrës). Qëroj bocat. Nxjerr kokrrën nga boça.
  4. Send i rrumbullakët dhe i madh sa grushti, topth; qeskë e vogël dhe e rrumbullakët. Boçë dëbore. Boçë kandari. Boçat e syve.
  5. Koçan misri, misërishte. Ndez zjarrin me boça.
  6. Masur i drunjtë, ku mbështjellim fillin e leshit të dredhur për të bërë spikun. Mbledh në boçe.
  7. E verdha e vezës; vezë syze (për vezët e fërguara, kur e verdha mbetet e paprishur). E fërgoj vezën boçë.
  8. Lule a zbukurim tjetër, që qëndiset në shami, në çorape, në bluzë etj. Shami ma boça.
  • E ka syrin boçë s'i trembet syri për shpenzimet që mund të ketë, nuk pyet. Boça e fytit anat. fikthi.[1]

Etimologjia

Shqiptimi

Sinonime

Antonime

Fjalë të prejardhura

Në gjuhë tjera

Referencat

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0
This article is issued from Wiktionary. The text is licensed under Creative Commons - Attribution - Sharealike. Additional terms may apply for the media files.