bllok

Shqip

Bllok m.sh. -

  1. Copë e madhe dhe e rëndë e një lëndë të fortë, që ka zakonisht forma të rregullta; pjesë e madhe e një lënde të vetme. Bllok mermeri (graniti). Bllok shkëmbi (guri). Bllok betoni (metali, minerali). Bllok akulli. Çelik në blloqe. Si një bllok i vetëm.
  2. Një lloj tulle e madhe prej llaçi a prej betoni, me dy hapësira brenda. Shtëpi (mur) me blloqe.
  3. Rreth i madh, i gjerë e i shkurtër prej betoni a prej llaçi të ngjeshur, që përdoret për të veshur anët e puseve të ujit. Bllok pusi. Pus me blloqe.
  4. Grup ndërtesash, që shërbejnë për një qëllim ose që përbëjnë një tërësi me vete. Blloku i ndërtesave (i banesave, i shtëpive). Blloku i furrave. Blloku i dyqaneve. Blloku i spitalit. Blloku i uzinës.
  5. Pjesë e një lagjeje në qytet, e përcaktuar si nënndarje e saj sidomos për veprimtarinë e organizatave shoqërore; banorët e kësaj pjese të lagjes. Blloku tre i lagjes numër tetë. Mbledhja e bllokut. Qendra politike e bllokut.
  6. Ngastër e madhe toke, që është mbjellë zakonisht me pemë frutore ose me drurë të tjerë. Blloqe frutore. Blloku i ullinjve (i vreshtave, i fiqve, i mollëve...). Bllok pyjor. Bllok pishash. Blloku i fidanëve.
  7. Fletore e trashë për shënime, nga e cila mund të shkëputen fletët; fletë dokumentesh të lidhura bashkë, që shkëputen ose që mund të plotësohen. Bllok shënimesh. Bllok xhepi. Bllok me amë e bijë. Bllok biletash (dëftesash, çeqesh). Shkruaj (shënoj) në bllok. Shkëput nga blloku.
  8. Bashkim shtetesh, partish, organizatash ose grupesh, që bëhet për veprime të përbashkëta politike, ushtarake, ekonomike etj. Bllok politik (ushtarak). Bllok antifashist (demokratik). Blloku i majtë. Bllok kapitalist (agresiv). Blloku i opozitës. Sistem blloqesh. Krijimi i blloqeve. Doli nga blloku.
  9. tek. Tërësia e pjesëve të një mekanizmi ose të një pajisjeje, të lidhura së bashku për një punë. Blloku i cilindrave. Blloku i motorit. Blloku i zërit në televizor.
  10. sport. Pengesë që i krijohet kundërshtarit në sulm, për të mos lejuar kalimin e topit mbi rrjetë (në lojën e volejbollit). Bllok njësh. Bllok i dyfishtë. Organizimi i bllokut. Takon (prek) në bllok.
  11. fig. Grup i madh sendesh, njësish a çështjesh që merren si një e tërë. Bllok kryesor. Zgjidhja e çështjeve në bllok.
  • Si bllok graniti shih te granit,~i 1. Jemi (qëndrojmë) bllok jemi të bashkuar fort, qëndrojmë të bashkuar njësh dhe pa asnjë të çarë. E ka bllok me dikë është i lidhur ngushtë me dikë, nuk ndahet prej tij.[1]

Etimologjia

Shqiptimi

Delite

Sinonime

Antonime

Fjalë të prejardhura

Në gjuhë tjera

Referencat

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0
This article is issued from Wiktionary. The text is licensed under Creative Commons - Attribution - Sharealike. Additional terms may apply for the media files.