bisk
Shqip
Bisk m.sh. -
- Degë e njomë, e hollë dhe e drejtë, filiz; kërcelli i hollë i bimës, që sapo mbin. Bisk i njomë (i ri). Bisku i lules. Bisk hardhie (ulliri). Nxjerr bisk. E ka trupin si bisk.
- Vijë uji e vogël dhe e hollë; curril i hollë uji, gjaku etj. Bisk uji (gjaku).
- Gërshet i hollë flokësh; një filli gërshetit. Bisqe të zinj.
- Lloj qëndisjeje me dorë, në të cilën tegeli bëhet i drejtë dhe pa ndërprerje.
- përd. mb. I hollë i drejtë e i gjatë; i hajthëm. I ka vetullat bisk. U bë bisk.
- përd. ndajf. Si fill i drejtë e pa ndërprerje. I doli gjaku bisk.[1]
Etimologjia
Shqiptimi
Sinonime
Antonime
Fjalë të prejardhura
Në gjuhë tjera
Referencat
- Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0
This article is issued from
Wiktionary.
The text is licensed under Creative
Commons - Attribution - Sharealike.
Additional terms may apply for the media files.