bisht

Shqip

bisht m.sh. -

  1. Pjesa e zgjatur në fund të kurrizit të kafshëve, që është e lëvizshme dhe zakonisht e mbuluar me qime të gjata te kafshët e mëdha; ana e prapme e trupit të shpendëve e mbuluar me një tufë puplash; copa e mishit që pritet nga kjo pjesë e kafshëve ose e shpendëve. Bisht i gjatë (i shkurtër). Bisht i majmë;. Bisht kali. Bisht dhelpre. Bishti i qenit (i maces, i miut). Bisht zogu (gjeli, pëllumbi). Bishti i peshkut. Bisht gjarpri (hardhuce). Bishti i akrepit. Pendët e bishtit. Leshi i bishtit. Mishi i bishtit. Me bisht të prerë. Tund (luan) bishtin. I qeth bishtin. I këputi bishtin. Ngre bishtin. E kapi për bishti.
  2. Pjesë e hollë që bashkon gjethen, frytin ose lulen me degën a me kërcellin e një bime. Bishti i gjethes (i lules). Bishti i dardhës (i mollës, i kungullit, i shalqirit). E këput me gjithë bisht. I përdredh bishtin. Heq bishtat.
  3. Pjesë e një vegle a e një mjeti, shkop i ngulur në pjesën tjetër a i mbërthyer me të ose pjesë e zgjatur si shkop, që shërben si dorezë. Bisht druri. Bishti i lopatës (i shatit, i kazmës, i çekanit, i kosës, i draprit). Bishti i çadrës. Bishti i pendës. Bishti i tiganit (i lugës, i xhezves). Bishti i fshesës (i kopanit). Bishti i kandarit. Bishti i lahutës. Bishti i parmendës. Filxhan (gotë) me bisht. Sqepari s'e gdhend bishtin e vet. fj.u. Gjeti bishtin sëpata, pyllin e mori data. fj. u.
  4. Zgjatim në pjesën e fundit ose të artës së një sendi, që zakonisht vjen duke u ngushtuar; pjesë që varet prapa a anash si rrip; shtojcë e përzgjatur a e përdredhur. Bishti i aeroplanit. Bishti i kometës. Bishti i balonës. Bishti i malit. Bishti i mustaqeve. Bishti i anijes. Bishta qepe (preshi, hudhre) gjethet e qepës (të preshit, të hudhrës). Bishtat e shkronjave. Fustan me bisht. Sy me bisht. Yll me bisht. bised. kometë. E sheh (e vjedh) me bisht të syrit.
  5. gjeogr. Rrip i zgjatur toke brenda në det ose ne liqen, kep. Bishti i Pallës.
  6. bised. Gërshet flokësh, bishtalec; tufë flokësh. Mban bishta. Preu bishtat. I mbledh flokët bisht.
  7. edhe fig. Pjesa e fundit e diçkaje, vendi në fund të diçkaje, fundi; kund. koka, kreu. Bishti i arës. Bishti i urës. Bishti i fshatit. Bishti i trenit. Bishti i vargimit (i karvanit, i kolonës, i çetës, i turmës). Në bisht të krevatit. Në bisht të natës. Në bisht të bisedës. Në bisht të jetës në pleqëri.
  8. fig. keq. Shtojcë e paparashikuar dhe e tepërt, që paraqitet për të ngatërruar një punë ose për t'iu shmangur një detyre; trillim, diçka e pa qenë që shtohet me një qëllim. Punë me bishta. Nxjerr (ngjit) bishta. I vuri bisht prapa. Dalin bishta. Kërkonte bishta. I gjeti një bisht. Ka bishta prapa.
  9. fig. keq. Ai që ndjek dikë në mënyrë të verbër, ai që hiqet zvarrë pas dikujt. Merrte bisht me vete. Bëhej bisht i tjetrit.
  10. fig. Pjesa e papërfunduar e një pune ose e një detyre, diçka që ka mbetur pa u mbaruar. La bishta pas. Mbetën ca bishta.
  11. Pjesa që mbetet pas përdorimit të diçkaje; mbeturinë, fundërrinë; pjesa e cilësisë më të ulët. Bishti i cigares. Bisht qiriu. Bisht kalemi. Bisht kazani raki e dorës së fundit. Bishti i lëmit. Bishti i leshit (i vajit). I dha ca bishtra.
  12. fig. vjet. Njeri i shtresës më të ulët; njeri që shihej si i pavlerë e i parëndësishëm. Bishti i fshatit.
  13. bised. Kokë bagëti (si njësi numërimi); një sasi e vogël e papërfillshme, shumë pak, ca pak. Dhjetë bishta dhen. Një bisht gjë. Një bisht arë.
  • Me bisht keq. që është me të tepërt, që ka diçka më tepër se çdo të kishte zakonisht. Bisht pas bishti pa iu ndarë. Bishti i fshesës shih te fshesë,~a. Bisht lugati thjeshtligj. shih te lugat,~i. Për bishtin e laraskës (për ballë të laraskës) për hiçgjë, për një shkak a arsye fare pa rëndësi. As ballë as bisht shih te ballë,~i. Pa bisht, pa krye (pa kok ) pa lidhje, pa fillim e mbarim, në mënyrë të ngatërruar e të paqartë. Iku me bisht ndër shalë përçm. iku i mundur e i turpëruar. Bën bisht (i bën bisht) i shmanget takimit me dikë a me diçka, bën mënjanë ose largohet; i shmanget diçkaje, duke gjetur arsye të kota ose dredhi, dredhon. Ra në bisht u dorëzua, e quajti veten të mundur. E drodh i (e përdrodhi) bishtin (këmbën) mospërf. shih te dredh. Në fund e në bisht shih te fund,~i. Është bishti i kavallit (vrima e fundit e kavallit) shih te kavall,~i. I kreh bishtin dikujt shih te kreh. La bishtin dikush shih te . Ia lagu bishtin dikujt shih te lag. E la në bisht dikë i doli përpara, ia kaloi e la prapa. U lidh pas bishtit të dikujt keq. shkon e vepron sipas interesave të dikujt, lidhet ngushtë me dikë e vepron si do ai. Luan (dredh, përdredh, lëviz) bishtin keq.
a) nuk mban qëndrim të mirë moral, shkon me disa burra (për femrat);
b) mban qëndrim të lëkundur, nuk qëndron besnik. I luan (i tund) bishtin dikujt keq. ndjell pas vetes, përpiqet të joshë pas vetes. E mori në bisht e pësoi keq, e piu.[1]

Etimologjia

Shqiptimi

Sinonime

Antonime

Fjalë të prejardhura

Në gjuhë tjera

Referencat

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0
This article is issued from Wiktionary. The text is licensed under Creative Commons - Attribution - Sharealike. Additional terms may apply for the media files.