bisedë

Shqip

Emër

bisedë f.sh. -

  1. Shkëmbim i lirë mendimesh ndërmjet dy a më shumë njerëzve për çështje të jetës së përditshme ose të punës; të folur i lirë ndërmjet dy a më shumë vetave; kuvendim. Bisedë e përzemërt (shoqërore, miqësore, familjare). Bisedë e ngroht ë(e lirë, e shkurtër, e këndshme, e mërzitshme, e shtruar). Zë (hap, çel, filloj, nis) bisedën. Ndërpres bisedën. Ndërroi bisedë. I dha fund bisedës. U këput filli i bisedës. E solli bisedën te...
  2. Fjalë a ligjëratë që mbahet përpara dëgjuesve për një teme ose për një çështje; trajtimi i një problemi me pyetje e përgjigje a me shkëmbim mendimesh ndërmjet pjesëmarrësve. Bisedë politike (shkencore, letrare). Bisedë në radio. Bisedë me një shkrimtar. Bëri (organizoi) një bisedë.
  3. Metodë e punës mësimore në shkollë, sipas së cilës mësuesi, gjatë shpjegimit të njohurive të reja, me qëllim që ato të përvetësohen edhe më mirë, tërheq edhe nxënësit që të flasin. Bisedë paraprake (hyrëse, përforcuese). Bisedë e lirë. Bisedë kontrolli. Metoda e bisedës.
  • Bisedë pas bisede pasi biseduam për një kohë të gjatë për disa çështje, fjalë pas fjale.[1]

Etimologjia

Shqiptimi

Sinonime

ngroht

Fjalë të prejardhura

Në gjuhë tjera

Referencat

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0
This article is issued from Wiktionary. The text is licensed under Creative Commons - Attribution - Sharealike. Additional terms may apply for the media files.