bir

Shqip

Emër

bir m.sh. -

  1. Djali kundrejt prindërve të vet. Bir i vetëm. Atë e bir. Nënë (mëmë) e bir. Bir e bijë. Eja, bir i nënës! Bir punëtori (fshatari). Bir në shpirt djalë i adoptuar, bir i qasur. Biri im i dashur! Im bir. I biri biri i tij ose i saj. E shoqja e të birit.
  2. Djalë ose burrë në lidhje me vendin e lindjes ose me shtresën e vet shoqërore; djalë ose burrë luftëtar, që është pjellë e një lëvizjeje të madhe shoqërore a që është i lidhur me mish e me shpirt me vendin e me popullin e vet. Bir i malësisë. Bir i fshatit tonë. Bir i revolucionit.
  3. Përdoret për të thirrur një djalë a një burrë të ri nga një i moshuar, që e quan atë të afërt, si djalin e vet. Eja, more bir! Afrohu, biro!
  4. kryes. sh. Pasardhësit e drejtpërdrejtë, brezi i ri. Bir pas biri. Etër dhe bij.
  5. Pjellë mashkull e drejtpërdrejtë e një kafshe. Demat bij.
  • I biri (burri) i botës përçm. shih te botë,~a. I biri i njerkës shih te njerkë,~a. I biri i vashës shih te vajzë,~a. Bot e bir shih te Bot. S'ka bir (zog) nëne thjeshtligj. s'ka asnjë njeri të aftë, s'është askush i zoti (për të përballuar diçka shumë të vështirë). Djalli (dreqi) me të birin thjeshtligj. shih te djall,~i. Qen bir qeni shar. shih te qen,~i 2.[1]

Etimologjia

Shqiptimi

Sinonime

Antonime

Fjalë të prejardhura

Në gjuhë tjera

Referencat

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0

Turqisht

Numër

bir

  1. një
This article is issued from Wiktionary. The text is licensed under Creative Commons - Attribution - Sharealike. Additional terms may apply for the media files.