binjak

Shqip

Binjak

I m.kryes.sh. -

  1. Secili nga dy fëmijët që lindin njëkohësisht nga e njëjta mëmë. Lindi binjakë. Janë binjakë.
  2. fig. Send që i ngjan shumë një tjetri dhe që është i lidhur ngushtë me të.


II mb. -

  1. Që ka lindur njëkohësisht me një tjetër nga e njëjta mëmë. Motra binjake. Vëllezër binjakë. Qengja binjakë.
  2. Që përbëhet prej dy pjesësh të njëjta, dyshe; që ka dy pjesë të lidhura a të ngjitura bashkë ose të rritura bashkë. Qershi (arrë, kumbull) binjake. Lisa binjakë. Çukë binjake. Qime binjake. Gishta binjakë dy gishta të ngjitur bashkë. Enë binjake.
  3. fig. Që është shumë i ngjashëm me një tjetër, që është pothuajse njësoj si një tjetër.
  4. si em. ~, ~U m. sh. ~Ë, ~ËT. Kalli misri, që përbëhet nga katër a pesë kallinj të vegjël të ngjitur së bashku; vëllezër.[1]

Etimologjia

Shqiptimi

Sinonime

Antonime

Fjalë të prejardhura

Në gjuhë tjera

Referencat

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0
This article is issued from Wiktionary. The text is licensed under Creative Commons - Attribution - Sharealike. Additional terms may apply for the media files.