bilanc

Shqip

Bilanc m.sh. -

  1. fin. Përfundim që del nga krahasimi i të ardhurave me shpenzimet, kur mbyllim një llogari; pasqyra përmbledhëse me këtë përfundim. Bilanci vjetor (mujor). Bilanc përmbledhës. Bilanc aktiv bilanc, në të cilin të ardhurat janë më të mëdha se shpenzimet. Bilanc pasiv bilanc në të cilin shpenzimet janë më të mëdha se të ardhurat. Bilanci i pagesave. Bilanci i fuqisë punëtore. Bilanci i ndërmarrjes. Pasqyra e bilancit. Hartimi i bilancit. Bëj (nxjerr, mbyll, paraqit). bilancin.
  2. ek. Shprehje me shifra e marrëdhënieve ndërmjet anëve të një veprimtarie të cilat baraspeshojnë njëra-tjetrën. Bilanci tregtar (monetar). Bilanci i ekonomisë popullore. Bilanci i industrisë (i eksportit). Metoda e bilancit.
  3. fig. Pasqyrë e përfundimeve të arritura në një fushë veprimtarie brenda një kohe, të caktuar, vështrim përmbledhës e vlerësues i arritjeve. Bilanc i pasur (i shkëlqyer). Bilanc fitoresh (suksesesh). Bilanci i punës. Bilanci i ditës. Bëj bilancin.
  4. spec. Marrëdhënie ose përpjesëtime ndërmjet dy anëve të një dukurie, të një veprimi etj. Bilanci ushqimor. Bilanci i ngrohtësisë. Bilanci i kohës.[1]

Etimologjia

Shqiptimi

Sinonime

Antonime

Fjalë të prejardhura

Në gjuhë tjera

Referencat

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0
This article is issued from Wiktionary. The text is licensed under Creative Commons - Attribution - Sharealike. Additional terms may apply for the media files.