bibliotekë

Shqip

Bibliotekë f.sh. -

  1. Institucion, që merret me grumbullimin, ruajtjen dhe përpunimin e librave, të revistave e të botimeve të tjera, që i bën këto të njohura në masat e gjera dhe ua jep lexuesve përkohësisht për t'i shfrytëzuar; ndërtesa ose salla e këtij institucioni. Biblioteka Kombëtare. Bibliotekë shkencore. Biblioteka shëtitëse (lëvizëse) libra e revista, që dërgohen me një mjet të veçantë nga një vend në tjetrin për t'u shfrytëzuar nga lexuesit. Biblioteka e Akademisë së Shkencave. Biblioteka e universitetit (e shkollës, e fakultetit, e institutit). Biblioteka e qytetit (e lagjes, e fshatit, e fabrikës, e ndërmarrjes). Salla e bibliotekës. Fondi i bibliotekës. Skedari i bibliotekës. Anëtar i bibliotekës.
  2. Tërësia e librave, që ka mbledhur dikush për t'i lexuar ose për të punuar me to. Bibliotekë vetjake (e pasur). Krijoj një bibliotekë.
  3. bised. Raft i posaçëm, në të cilin mbahen libra. Bibliotekë me xham. Bibliotekë në mur. Bëj një bibliotekë. Vë librat në bibliotekë.
  4. Libra, me përmbajtje e me tematikë të afërt ose me përmasa të njëllojta, që shtypen varg nga një shtëpi botuese a që i drejtohen një grupi të caktuar lexuesish. Biblioteka e pionierit. Biblioteka e rinisë. Biblioteka e minatorit. Biblioteka e poezisë. Bibliotekë xhepi.
  • Bibliotekë e gjallë libr. shih te gjallë (i. e).[1]

Etimologjia

Shqiptimi

Sinonime

Antonime

Fjalë të prejardhura

Në gjuhë tjera

Referencat

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0
This article is issued from Wiktionary. The text is licensed under Creative Commons - Attribution - Sharealike. Additional terms may apply for the media files.