besnik

Shqip

Besnik

I m.sh. -

  1. Njeri besnik. Është besnik i madh (i patundur).
  2. fet. Besimtar, ai që ndjek me përpikëri dogmat dhe kërkesat e një feje. Besnik i fesë.

II mb. -

  1. Që e mban deri në fund zotimin ose që nuk i shmanget asnjëherë detyrës së marrë përsipër; që ndjek pa u lëkundur një tjetër, me të cilin është lidhur nga një ideal a nga një qëllim i përbashkët; që nuk tradhton; që nuk i ndryshon ndjenjat dhe qëndrimin kundrejt dikujt a diçkaje, që e ruan deri në fund dashurinë për të ose që e ndjek dhe e mbron atë deri në fund. Luftëtar (ushtar, shok, mik) besnik. Shoqe besnike. Grua besnike. Rojë besnike. Bir besnik i popullit. I qëndroj (i rri, i mbetem) besnik.
  2. Që nuk largohet nga e vërteta, që përputhet plotësisht me diçka tjetër, që mund t'i besohet; i përpiktë. Përkthim (riprodhim, përshkrim) besnik. Kopje besnike. Pasqyrë besnike e diçkaje. Historian besnik.
  3. Besimtar, që ndjek me përpikëri dogmat dhe kërkesat e një feje.
  • Qen besnik i dikujt qen rojë i dikujt.[1]

Etimologjia

Shqiptimi

Sinonime

Antonime

Fjalë të prejardhura

Në gjuhë tjera

Referencat

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0
This article is issued from Wiktionary. The text is licensed under Creative Commons - Attribution - Sharealike. Additional terms may apply for the media files.