benzinë

Shqip

Benzinë f. - Lëng i hollë e pa ngjyrë, me erë të fortë, i avullueshëm, i cili nxirret nga nafta, ndizet shpejt dhe përdoret për motorë, në industri etj. Benzinë e pastër. Erë benzine. Depo benzine. Motor me benzinë. Çakmak me benzinë. Pastroj me benzinë. Tret në benzinë. Ndizet si benzinë. Punon me benzinë.

  • I vuri benzinën e shkatërroi krejt, e përvëloi. I hodh benzinë (vajguri) zjarrit nxit grindjen e dy vetave, acaron edhe më shumë mosmarrëveshjet, ndez më shumë luftën. Lag drutë me benzinë nxit sherrin, i hedh benzinë zjarrit.[1]

Etimologjia

Shqiptimi

Sinonime

Antonime

Fjalë të prejardhura

Në gjuhë tjera

Referencat

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0
This article is issued from Wiktionary. The text is licensed under Creative Commons - Attribution - Sharealike. Additional terms may apply for the media files.