bend

Shqip

Bend

I m.sh. - Pellg me një ledh si pritë, ku grumbullohet ujë për të ujitur ose për një punë tjetër; hauz. Bend uji. Bendi i mullirit. Hapëm një bend. Gjuaj peshk në bend.

II m.kryes.sh. -

  1. Shpoti, fjalë e thënë me thumb; fjalë të kota, gjepura. Flet (nget) me bende. U kapën me bende. Shet bende.
  2. Arsye të kota, që nuk qëndrojnë. Nxjerr (qet) bende.
  • Është në bend të mirë është në qejf.

III m.sh.keq. - Ai që i shkon pas dikujt për të përfituar prej tij. Bendi i beut.[1]

Etimologjia

Shqiptimi

Sinonime

Antonime

Fjalë të prejardhura

Në gjuhë tjera

Referencat

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0
This article is issued from Wiktionary. The text is licensed under Creative Commons - Attribution - Sharealike. Additional terms may apply for the media files.