bel

Shqip

Bel

I m.sh. - Pjesa më e ngushtë e trupit të njeriut midis kraharorit dhe kërdhokullave; ijët dhe pjesa mbi kryqet, mesi; pjesa më e ngushtë e rrobave, që mbështjellin trupin në këtë vend. Bel i ngushtë (i hollë, i gjerë, i trashë). Me bel të këputur me bel shumë të hollë. Rrethi i belit. Rripi i belit. Gjerësia e belit. Fustan (pallto) me bel. E kapi për beli. Vuri duart në bel. Më dhemb beli.

  • M'u këput beli shih te këputem 1. Rri me duar në bel (në ijë, në brez, në mes) keq. shih tek ijë,~a.

II m.sh. - Vegël bujqësore si lopatë, me teh trekëndësh, zakonisht me një këmbëz, që përdoret për të punuar thellë tokën ose për të hapur hendek. Bel çatall bel me tehun të trashë e të ndarë si bigë. Bel ulluk bel me teh të kthyer si lug që përdoret për të hapur gropa. Bishti i belit. Punoj (kthej) me bel. Thellë një bel thellë sa gjatësia e tehut të belit. Bëj belin e parë gërmoj (hendekun etj.) një radhë me bel.

  • Beli ka (edhe) bisht fj. u. çdo veprim ka edhe pasojat, dardha e ka bishtin prapa.[1]

Etimologjia

Shqiptimi

Sinonime

Antonime

Fjalë të prejardhura

Në gjuhë tjera

Referencat

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0
This article is issued from Wiktionary. The text is licensed under Creative Commons - Attribution - Sharealike. Additional terms may apply for the media files.