bekuar

Shqip

Bekuar

I mb.bised. -

  1. fet. Që ka marrë bekimin, që i është bërë bekimi (sipas paragjykimeve fetare). Ujët e bekuar. Bukë (meshë) e bekuar.
  2. fig. Që ka ose që jep të mira, i begatshëm; që është i mbarë, fatbardhë; kund. i mallkuar. Vend i bekuar. Tokë e bekuar. Pemë e bekuar. Kafshë e bekuar. Vit i bekuar. Dorë e bekuar.
  3. Që ka marrë uratën; që pastë uratën; i uruar.
  4. euf., bised. Që nuk është i mbarë e i pëlqyeshëm, që nuk e duam; që të mundon; që dëshirojmë të jetë i mirë e i mbarë; i uruar. Ky i bekuar shi i prishi të lashtat.
  5. euf., bised. Përd. em. sipas kuptimit 4 të mbiemrit.
  • Gjithë ditën e bekuar gjithë kohën pa ndërprerje. Ujë i bekuar shak., thjeshtligj. raki.

II f.euf. - Sëmundja e lisë.[1]

Etimologjia

Shqiptimi

Sinonime

Antonime

Fjalë të prejardhura

Në gjuhë tjera

Referencat

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0
This article is issued from Wiktionary. The text is licensed under Creative Commons - Attribution - Sharealike. Additional terms may apply for the media files.