behar

Shqip

Behar m.sh. -

  1. Pranverë; muajt e ngrohtë të vitit (pranvera dhe vera) kundrejt muajve të ftohtë; vera. Behar i nxehtë. Dimër e behar. Muajt e beharit. Rroba behari. Shi behari. Vapa e beharit. Ethe behari. Doli behari. E kaloi beharin. Ç'tha i pari, e zëntë behari! ashtu qoftë! Ç`lë dimri, e gjen behari. fj. u.
  2. përd. mb. fig. Që është gjithnjë i qeshur e i përzemërt, që nuk zemërohet, i çelur e gojëmbël. Njeri behar. E ka gojën behar. Behar është gjithnjë.
  • U bë behar u çel në fytyrë, u gëzua. Më bëhet zemra behar gëzohem, më kënaqet shpirti. Dimri ha beharin fj. u. shih te Dimri. Iku (shkoi) si vetëtima e beharit shih te vetëtimë,~a. Me një lule (me një dallëndyshe) s'vjen behari (pranvera) fj. u. shih te lule,~ja. Lule behari (vere) bot. shih te lule ~ja.[1]

Etimologjia

Shqiptimi

Sinonime

Antonime

Fjalë të prejardhura

Në gjuhë tjera

Referencat

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0
This article is issued from Wiktionary. The text is licensed under Creative Commons - Attribution - Sharealike. Additional terms may apply for the media files.